Ofrohet me qira banesa për zyrë me sipërfaqe 62m², me lokacion në Dardani, mbi Kurriz, afër Postës së Kosovës.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; tri hapësira pune, kuzhinë, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Dardania është një lagje qendrore dhe dinamike e Prishtinës, e pajisur me një gamë të gjerë shërbimesh - nga institucionet shtetërore dhe bankare, te shkollat, çerdhet, restorantet dhe lokalet. Me lidhje të mira të trafikut urban dhe pozicion strategjik, Dardania është e përshtatshme si për banorë vendas, ashtu edhe për studentë apo banorë të rinj që kërkojnë jetë aktive në zemër të qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!