Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 186m², me lokacion në lagjen Bregu i Diellit në rrugën "Shefik Miftari", afër Restaurant "Saranda".
Banesa ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, katër dhoma gjumi, dy banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe ofron garazh me çmim shtesë.
Bregu i Diellit mbetet një nga lagjet më të preferuara për banim në Prishtinë, falë infrastrukturës së kompletuar dhe organizimit të mirë urban. Zona përfshin Qendrën e Mjekësisë Familjare, shkolla fillore, çerdhe dhe është e lidhur drejtpërdrejt me linjat kryesore të trafikut urban, duke mundësuar qasje të shpejtë dhe të lehtë drejt qendrës së qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!