Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 174m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Lagjen Marigona Residence.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, është e strukturuar në bodrum me sipërfaqe 48m² të ndriçuar, përdhes dhe kat me këtë organizim funksional të hapësirave: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, dy dhoma gjumi master bedroom, dy banjo, tualet, depo dhe tarracë të mbyllur.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 2.53 Ari, me oborr të gjelbëruar ku dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Marigona Residence është një zonë rezidenciale private, e qetë dhe e sigurt, me standarde të larta ndërtimi, ideale për jetesë familjare.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!