Shtëpitë me sipërfaqe 480m² dhe 120m² ndodhen në Lagjen Gjinaj, rruga “Luan Qelaj”. Shtëpia me sipërfaqe 480m² është e pajisur me fletë poseduese dhe ka këtë ndarje: bodrumin, katin përdhesë dhe tri kate të tjera. Bodrumi ka renditje të kësaj mënyre: dy hapësira, dy depo dhe një garazhë, kati përdhesë ka qëndrimin ditor bashkë me kuzhinë, dy dhoma të fjetjes, një banjo dhe një depo, kati i parë ka qëndrimin ditor bashkë me kuzhinë, dy dhoma të gjumit dhe një banjo, ndërsa kati i dytë ka katër dhoma të gjumit, një banjo dhe një depo. Shtëpia në tërësi i ka katër ballkone dhe ka një truall me sipërfaqe prej 3 Ari, i cili po ashtu është i pajisur me fletë poseduese. Sistemin e ngrohjes e ka me dru dhe me energji elektrike. Ndërsa, shtëpia me sipërfaqe 120m² është e ndarë në bodrum dhe katin përdhesë, me renditjë të këtij lloji: qëndrimin ditor, një kuzhinë, tri dhoma të gjumit dhe një garazhë. Po ashtu, edhe kjo shtëpi është e pajisur me fletë poseduese, posedon truall prej 3 Ari, si dhe sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike. Të dyja shtëpitë bashkërisht çmimin e kanë 450,000€.
Çmim shumë i mirë
Çmim i mirë
Çmim i drejtë
Çmim i rritur
Çmim i lartë
Ky krahasim çmimesh është orientues dhe përdoret vetëm për informim.
Shuma që e paguan vetë. Pjesa tjetër llogaritet si kredi.
Numri i viteve për kthimin e kredisë.
Të hyrat neto mujore të familjes (gjithsej).
P.sh. 5 ose 5.5. Më vonë mund të mbushet automatikisht sipas bankës.
Shuma e kredisë
360,000€
Parapagim (%)
20,0%
Kësti mujor i përfafët
3,818.36€
Vlerësimi i ngarkesës së kredisë
381,8% - e të hyrave shkojnë në këst. Shumica e bankave mund të mos e aprovojnë.
Ky kalkulator shërben vetëm për qëllime informuese dhe ofron një vlerësim paraprak.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!