Tokbashqe Prishtinë
Ofrohen për shitje shtëpi të sipërfaqeve të ndryshme, me planimetri e strukturime të ndryshme, të cilat ndodhen në Lagjen Vargu i Blertë, në Taukbahçe, ndërtime të Pozhegu Brothers, me orientime dhe pozicionime të ndryshme. Pozhegu Brothers është kompani lidere e zhvillimit të projekteve të reja ndërtimore në Prishtinë, ndër kompanitë më serioze, e cila bën ndërtime kualitative, me modele dhe materiale të kualitetit të lartë perëndimor e evropian. Merret me zhvillimin dhe krijimin e patundshmërisë së re rezidenciale dhe komerciale.
Shtëpitë që ofrohen për shitje ndodhen në lagjen e ashtuquajtur “Vargu i Blertë”. Lagjja “Vargu i Blertë” do të funksionojë si shtëpi e madhe me shumë familje, e cila është e menduar për çdo banor dhe vizitor të saj. Krahas privatësisë së lagjes, rëndësia e madhe i është kushtuar edhe hapësirës publike, duke ofruar sipërfaqe prej afro 20 ari për shfrytëzim publik, hapësirë e cila do të shërbejë për rekreacion, aktivitet fizik e sportiv, duke promovuar socializimin e banorëve pa dallim grup-moshe, e njëkohësisht duke kontribuar në shëndetin, si fizik, po ashtu edhe atë mendor të çdo banori të lagjes. Ndër karakteristikat kryesore me të cilat shquhet “Vargu i Blertë” janë:
-Pozita tejet e favorshme gjeografike e lagjes, shtrirja gjeometrike e njësive të banimit, duke i dhënë përparësi të veçantë orientimit jugor të kthinave primare të banimit si orientim më i përshtatshëm;
-Dominimi i gjelbërimit në lagje;
-Trajtimi urban dhe arkitektonik i lagjes, ku përmes planifikimit, qëndrueshmërisë dhe aplikimit të materialeve natyrore është arritur që lagjja të unifikohet me natyrën, duke u bërë njëkohësisht ikonë e lagjes Sofalia.
Shtëpitë janë tejet kualitative, të nivelit më të lartë, super luksoze dhe moderne, të cilat kanë planimetri të ndryshme dhe sipërfaqe të ndryshme, duke i numëruar kësisoji:
Shtëpia Tipi A
Shtëpia 7A – 302.58 m2
Shtëpia 6A – 279.97 m2
Shtëpia 5A – 276.51 m2
Shtëpia 4A – 275.53 m2
Shtëpia Tipi B
Shtëpia 12B – 285.86 m2
Shtëpia 11B – 273.58 m2
Shtëpia 9B – 272.12 m2
Shtëpia 8B – 281.22 m2
ShtëPia Tipi C
Shtëpia 23C – 288.51 m2
Shtëpia 16C – 281.65m2
Shtëpia Tipi F
Shtëpia 42F – 290.21 m2
Shtëpia 41F – 304.54 m2
Shtëpia Tipi G
Shtëpia 48G – 256.24 m2
Shtëpia 47G – 269.08 m2
Shtëpia 46G – 257.59 m2
Shtëpia Tipi N
Shtëpia 190m2
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!