Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 90m², me lokacion në Qendër, afër lokalit “Apartment”.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor me kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo dhe tri ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe banesa ofron mundësinë e lëshimit për zyre.
Qendra e qytetit përfaqëson zonën më të kërkuar dhe më dinamike të Prishtinës, duke kombinuar ndërtime banesore, objekte individuale dhe zhvillime afariste. Zona përfshin institucionet kryesore shtetërore, qendrat shëndetësore, shkollat, çerdhet si dhe Stacionin Qendror të Policisë, duke ofruar funksionalitet të plotë për jetë urbane aktive.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!