Kodra e Trimave Prishtinë
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 210m² me lokacion në Kodrën e Trimave, afër shkollës Zenel Hajdini.
Ka orientim nga lindja dhe perëndimi me këtë renditje të hapësirave të brendshme: në katin përdhesë ka qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit dhe një banjo, ndërsa, në katin e parë ka tri dhoma të gjumit dhe një banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike, ka garazh si dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Shtëpia gjendet në një truall me sipërfaqe 4.3 Ari, përparësi e lagjes është afërsia me qendrën e qytetit, linjat e trafikut urban që qarkullojn gjatë gjithë ditës, ka shkolla fillore e shumë shërbime të tjera të nevojshme për të pasë jetë të rehatshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!