Rruga C Prishtinë

















Ofrohet për shitje banesa penthouse me sipërfaqe banimi 126m² dhe tarracë me sipërfaqe 74.3m², me lokacion te Rruga C, në kompleksin Alko Group, ndërtim nga Alko Group.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu, si dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, dy dhoma gjumi, dy banjo, depo dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të lidhur me Termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon dy ashensorë, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron dy garazhe të përfshira në çmim.
Banesa ndodhet në një zonë mjaft të zhvilluar, me qasje të afërt në rrugën kryesore si dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!