Tophane Prishtinë










Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 90m², me lokacion në Tophane, në rrugën “Pjetër Bogdani”, në kompleksin Orhidea, afër Shkollës Fillore “Meto Bajraktari” dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Kompleksi përbëhet prej dy bllokeve ku ofron 9 tipe të banesave, ndërsa 75% e hapësirës së kompleksit i dedikohet gjelbërimit dhe hapësirave të lira.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe pompë termike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim ndërsa ofron edhe garazh.
Banesa ndodhet në qendër të qytetit me qasje të afërt në rrugët kryesore, shërbimet bankare, shkollat, çerdhet, shtëpitë e shëndetit dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!