në listen e të preferuarave.
Velani Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 130m² me lokacion në Velani, në rrugën "Isa Kastrati", në kompleksin Albing Residence, ndërtim nga Albing.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit ku njëra prej tyre ka edhe banjo të veçantë, banjo të përgjithshme, depo dhe ballkon.
Banesa ka investime kualitative, në dysheme ka laminat, ka lartësi të dyerve si dhe është e pajisur me kondicioner multisplit.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të sistemit Vailant.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me tre ashensorë, ofron tri garazha dhe tri depo.
Banesa ndodhet në afërsi me qendrën e qytetit, me lokacion tejet të përshtatshëm, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
*Banesa ka qira aktive për 5 vite.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!