në listen e të preferuarave.
Kalabri - Emshir Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 100.5m², me lokacion në Emshir, në Rrugën "Shefqet Shkupi", ndërtim nga Konak, kompleksi Prishtina Stars.
Banesa ka orientim të mirë nga lindja dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit me njërën prej tyre master dhe dy banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike ndërsa është e pajisur edhe me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh me çmim shtesë.
Lagjja Emshir gjendet në hyrje të Prishtinës, zonë e kombinuar me ndërtime të larta afaristo-banesore dhe ndërtime të ulëta që në të përfshinë të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë, shkollat, çerdhet, marketet, stacionet e trafikut urban si dhe Stacionin e Autobusëve.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!