në listen e të preferuarave.
4 Llullat Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 53m², me lokacion tek Xhamia 4 Lullat, në Qendër, në rrugën "Pjetër Bogdani", ndërtim nga Kosova Construction.
Banesa ka orientim nga perëndim dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tryezari, një dhomë gjumi, një banjo, depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ofron hapësirë parkingu të mjaftueshme dhe ndodhet në qendër të qytetit me qasje të afërt në rrugët kryesore, shërbimet bankare, shkollat, çerdhet, shtëpitë e shëndetit dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!