në listen e të preferuarave.
Bregu i Diellit Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 56m² me lokacion në Bregun e Diellit, tek banesat e standardit.
Banesa ka orientim të mirë nga lindja dhe është e organizuar në qëndrim ditor, kuzhinë, dhomë të gjumit, banjo dhe ballkon. Është tërësisht e mobiluar me një stil të këndshëm dhe komod të jetesës.
Sistemi i ngrohjes në këtë ndërtesë mundësohet me energji elektrike, ndërsa posedon edhe kondicionet për ftohjen e hapësirave.
Ndërtesa po ashtu ofron ashensor si dhe garazh të përfshirë në çmim për parkim të veturës.
Gjendet në një lagje të qetë, me hapësira gjelbëruese, qasje të lehtë në shumë shërbime të nevojshme, shkollë fillore, kopshte, qendrën e mjekësisë familjare e shumë çka tjetër që është e nevojshme për zhvillimin e duhur të një familje.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!