në listen e të preferuarave.
Arberi - Dragodan Prishtinë
Shtëpia me sipërfaqe 517m² ndodhet në Dragodan, afër furrës “Shekulli”, në truall me sipërfaqe 1.4 Ari, e pajisur me fletë poseduese. Është e ndarë në katër katë, ku dy prej tyre janë lokale.
Është tërësisht e mobiluar dhe e renditur në këtë mënyrë: dy katet e para lokale me nga 130m², kati i tretë ka qëndrimin ditor me kuzhinë, tri dhoma të gjumit, një banjo dhe dy ballkone, ndërsa kati i katër ka qëndrimin ditor me kuzhinë, tri dhoma të gjumit, një banjo dhe një ballkon.
Të shfrytëzueshme ka një garazh.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Pozicionohet në një lokacion shumë të përshtatshëm për zhvillime të veprimtarive biznesore dhe për banim, me qasje direkte në dy rrugë dhe në afërsi të shërbimeve që janë të nevojshme për banorë.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!