në listen e të preferuarave.
Hajvalia Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 215m² me lokacion në Hajvali, në kompleksin Diamond Residence.
Ka orientim të mirë nga perëndimi e jugu, me këtë renditje të hapësirave të brendshme:
qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit (master bedrooms), tri banjo, një tualet, utilit dhe katër ballkone.
Banesa është tërësisht e mobiluar dhe ka një stil modern të interierit të brendshëm. Me mobilie të firmave evropiane, ngjyrat e përdorura që përçojnë qetësi e rehati, hapësira të projektuara deri në detaje në mënyrë që gjithçka të funksionojë si duhet.
Ndërtesa është investim cilësorë me synim ridefinimin e hapësirave publike dhe standardizimit të ndërtimit.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!