në listen e të preferuarave.
Rruga B Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 200m², me lokacion te Rruga B, tek FiveStar Fitness, ndërtim nga Dervisholli.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; dy hapësira qëndrim ditor, dy kuzhina, pesë dhoma gjumi, dy banjo, dy tualete, terasë dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron dy garazha.
Banesa ndodhet në një zonë mjaft të zhvilluar, afër shërbimeve bankare, çerdheve dhe shkollave, me qasje në rrugën kryesore si dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!