Priam Village Prishtinë
Ofrohen për shitje tri shtëpi, secila me sipërfaqe 190m² dhe bodrum 87m², me lokacion në Lagjen Priam Village, të pajisura me fletë poseduese.
*Shtëpia ka orientim të mirë nga të gjitha anët duke ofruar kështu ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, është e ndarë në bodrum, përdhes dhe një kat dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, tri banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Shtëpia ndodhet në truall me sipërfaqe 4 Ari, ka oborr të mirëmbajtur dhe të gjelbëruar, ofron hapësirë të mjaftueshme vendparkimi dhe ofron garazh.
Shtëpia ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, lagje e mbyllur dhe e qetë, afër çdo shërbimi të nevojshëm për klientë dhe me qasje të afërt në rrugë kryesore.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!